Këtë vit qyteti i bukur liqenor i Pogradecit, ka zgjedhur që të jetë më i prekshëm për vizitorët dhe turistët, jo vetëm me investimet në infrastrukturë dhe gjelbërim, por edhe plazhet publike, pastërtinë, sportet ujore apo shumë aktivitete që do të shoqërojnë sezonin turistik.Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi shprehet se, sportet ujore dhe të aventurës janë për vizitorët dhe turistët, që zgjedhin Pogradecin për të kaluar pushimet, një mundësi më shumë për turizëm të këndshëm dhe atraktiv.
“Këtë vit vera vjen me risi, me sporte ujore si Stand Up Paddling , Windsurfing, Kayaking dhe Canoeing për të gjitha moshat. Mos e humbisni rastin për t’i provuar dhe për të krijuar eksperienca të reja”- shprehet Shalsi, ndërsa ka publikuar foto të larmishme nga aktivitetet ujore që kanë nisur tashmë veprimtarinë këtë sezon veror në liqenin e Ohrit, buzë Pogradecit.Në ujërat e liqenit të rinjtë japin alternativa për sportet ujore, duke i hapur rrugë zhvillimit të turizmit të aventurës në një destinacion të ri turistik. Aventura me kanoe, kajak apo stand up puddle është ndër mënyrat më të mira dhe më sportive për të zbuluar liqenin e Ohrit dhe bukuritë e tij.