Për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi drejtësia ndërkombëtare është me dy standarte, ku sipas tij Serbia është e “përkedhelura” e tyre. Sipas tij, nuk thuhet asnjë fjalë për krimet e luftës nga ana e sërbëve, e ndërsa për Kosovën prej 21 vitesh vijojnë hetimet.
“Mbi 2 dekada i kam mbështetur iniciativat për ngritje gjykata. Ky parim mbetet i njëjta edhe sot ku jam unë që Hashim Thaç do të përballet me një gjykatë që kam dhënë mbështetjen politike. Atëherë kishim përballë vetëm 2 rrugë, ecjes përpara në aleancë me SHBA dhe BE dhe e dyta që kjo çështje t’i lihet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku kanë ndikim vendet që janë kundër pavarësisë së Kosovës. Vendimi im ishte strategjik në përputhje me vizionin për Kosovë dhe jo për përfitime ditore e politike. Kush thotë se jam bërë pengesë ë sabotues i gjykatës është i keqinformuar dhe tendencioz, Dikush duhet të bëjë bilancin e hetimeve për krimet e luftës në Kosovë, do isha i lumtur nëse drejtësia ndërkombëtare do të aplikonte standarde të barabarta mes Kosovës dhe Serbisë për krimet e luftës, fatkeqësisht jo vetëm që nuk e shoh këtë, por shoh të kundërtën, Sot Serbia ecën në rrugën e negocimeve në BE, ne nuk kemi të drejtën për lëvizjen e lirë. Nuk shoh komplot kundër Kosovës, por është fakt diferenca mes Kosovës dhe Serbisë. Padyshim edhe ne kemi gabimet, unë i pari dhe krejt udhëheqësit në Ksovë që nuk kemi arritur të ruajnë kohezionin politik, por kjo nuk e justifikon që në 21 Kosova ballafaqohet me krimet e luftës ndryshe në Serbi. Këtë heshtje të Serbisë e bën më të rëndë heshtja e ndërkombëtarëve, jam angazhuar për paqe me Serbinë, por nuk pranojë që për eshtrat e vrara nga serbët të mos kenë heshtja, mos duhet që të kërkojmë falje për të zhdukurit tanë”, tha Thaçi.