Thaçi u shpreh se duhet të bashkëpunim dhe për rimëkëmbje të suskesshme të ekonomive.
TIRANË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas takimit me Kryeministrin Edi Rama dhe shkruan se ka diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve pas situatës së pandemisë. Në një postim në mediat sociale, Thaçi u shpreh se duhet të bashkëpunim dhe për rimëkëmbje të suskesshme të ekonomive.

“Me kryeministrin Edi Rama diskutoi mënyrën e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë për të rihapur të sigurirt shoqëritë tona, dhe të sigurojmë një rimëkëmbje të suksesshme të ekonomive tona. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor për të ecur përpara dhe për të sjellë prosperitet për qytetarët tanë”, shkruan Thaçi.Presidenti i Kosovës ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe është takuar dhe me Presidentin Ilir Meta.