Pas reshjeve të dendura të shiut dje dhe breshërit, qytetarët e kryeqytetit kishin mbushur këtë të dielë Parkun Rinia të transformuar. Qindra qytetarë zgjodhën që në pamundësi për të lëvizur drejt zonave bregdetare apo në mal të kalojnë disa minuta qetësie në oazin më të ri në qendër të kryeqytetit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar në twitter disa foto të sotme ku fëmijët të shoqëruar dhe nga prindërit e gjyshërit e tyre kishin mbushur këndet e lojërave në këtë park.“Tirana sërish në Park. Mund të organizojnë gjithë helmin e botës, por TR nuk kthehet më pas në batërdinë e 2015! Shi do bjerë e do kullojë! Tërmete do ketë e do rindërtojmë. Viruse do vijnë e do i mundim! Për fat ky qytet po rrit një brez pa lidhje me urrejtjen e dhunën”, shkruan Veliaj.Ajo që bie në sy nga fotot është dhe hapësira e veçantë kushtuar katërputroshëve, ku tashmë ata kanë një hapësirë brenda parkut pa shqetësuar qytetarët e tjerë.