Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se iu ka kërkuar zyrtarëve amerikanë që të ngadalësojnë testimet për COVID-19. Gjatë një deklarate për mediet ai u shpreh se në Amerikë janë testuar 25 milionë njerëz, shumë më tepër se në vendet e tjera. Trump e quajti koronavorusin “Kong Fu”, pasi sipas tij ai është një virus kinez që ka vrarë më shumë se 4 milionë njerëz.
“Mund ta quaj një virus kinez, një Kong Flu. Kur bëhen testime masive, normalisht do të gjenden më shumë njerëz që janë të infektuar me koronavirus. Prandaj, iu thashë njerëzve të mi që të ngadalësojnë testimet. Duhen ngadalësuar testet”, tha Trump në një tubim.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump ishte duke bërë shaka në thirrjen e tij për një ngadalësim të testimit. “Presidenti pa dyshim që po tallej. Ne po udhëheqim botën për nga numri i testeve që kemi kryer, plot 25 milionë të tilla”, tha zyrtari amerikan.
Disa shtete amerikane po raportojnë rritje të konsiderueshme të personave të infektuar me koronavirus, kryesisht në Jug dhe Perëndim. Deri më tani në këtë shtet janë infektuar më shumë se 2.23 milionë njerëz. Ndërkohë kanë hum bur je tën 122 mijë njerëz.