Verona ka marrë një fitore të rënësishme 2-1 kundër Cagliari-t me rifillimin e Serisë A.Skuadra e ylllit kuqezi Marash Kumbullës dhe yllit kosovar Amir Rrahmanit ka marrë një fitore të vuajtur, por të merituar.
Heroi i ndeshjes ka qenë sulmuesi Di Carmine, autori i dy golave (14’, 26’) të veronezëve, me golin e dytë që mund të jetë një kandidat për golin e vitit në Serinë A.Ndeshja është komplikuar për vendasit pas kartonit të kuq direkt të marrë nga ish-lojtari i Milan-it, Fabio Borini, për lojë të rrezikshme në minutën e 35-të.
Cagliari e k shfrytëzuar superioritetin numerik pothuajse menjëherë dhe ka ngushtuar diferencat në minutën e 43-të me Giovanni Simeone-n.
Gjithsesi, Verona ka arritur ta mbrojë avantazhin në pjesën e dytë edhe pse në minutën e 70-të është vendosur barazime numerikë në fushë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Luca Cigarini.
Kjo fitore e ka ndihmur Verona-n të shkojë në 38 pikë, vetëm një larg zonës europiane në renditje. Cagliari, nga ana tjetër, mbetet në vendin e 12-të me 32 pikë.