Mero Baze ka reaguar pas shkarkimit të Vjosa Osmani nga pozicioni i saj si nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Baze thotë se përmes rezultatit 70 me 53 për shkarkimin e Osmanit, LDK provoi se ka ende frymë demokratike.Ky rezultat sipas gazetarit Baze është shenjë e një rezistence dhe tradite për të mos shkuar qorrazi pas njëshit të partisë. Më tej Baze shprehet se për të kuptuar diferencën mes një partie demokratike dhe një partie totalitare, mjafton ta krahasojmë pak me gjyqin e Albin Kurtit ndaj “armiqve” të partisë së tij dhe mbështetjen brenda LDK për Vjosën.

“LDK ka provuar sot se ka ende frymë demokratike.Rezultati 70 me 53 është shenjë e një rezistence dhe tradite për të mos shkuar qorrazi pas njëshit të partisë.Krahasojeni pak me gjyqin e Albin Kurtit ndaj “armiqve” të partisë së tij , që lë në hije dhe gjyqin ndaj Kadri Hazbiut, dhe mbështetjen brenda LDK për Vjosën, për të kuptuar diferencën mes një partie demokratike dhe një partie totalitare.Biles po deshët dhe diferencën mes tij dhe Isës.”– shkruan Baze.