Si rallë herë, deputetja e opozitës Rudina Hajdari është shfaqur duke kërcyer vallen e Tropojës.E ftuar në studion e “E diell”, Hajdari ka folur për jetën e saj private dhe për njohjen e saj me bashkëshortin.

Hajdari rrëfeu se është njohur në një moshë shumë të re me bashkëshortin e saj në Amerikë.Teksa ështe pyetur për dasmën e saj, ajo ka rrëfyer se ka qenë një festë “mix” ku nuk ka munguar as vallja e Tropojës.Rudina tregoi se i pëlqen shumë të kërcejë ndërsa nuk ka nguruar të kërcejë në studio vallen e Tropojës.