Menjëherë pas marrëveshjes së Këshillit Politik për administrimi zgjedhor, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Rama nuk ka kursyer edhe ironinë në reagimin e tij ku thekson se opozita në fund ka pranuar Kodin Zgjedhor siç ishte, por sipas tij rëndësi ka që u bë siç ata e deshën.

Statusi i kryeministrit Rama:

Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”?Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata?
Rëndësi ka që: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë✌️ ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve?BE është e kënaqur, Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave????Ah po, mbaroi edhe revolucioni?