Disa deputetë të opozitës parlamentare do të zhvillojë ditën e sotme një takim me shefin politik të ambasadës së SHBA-së, Ian Crawford.

Mësohet se takimi do të nisë në orën 11:30 në Kryesinë e Kuvendit dhe në të do të diskutohet për Reformën Zgjedhore.

Pas takimit, deputetët do të japin prononcim për mediat.

Kujtojmë se Ian Crawford është një ndër ndikuesit e arritjes së Reformës Zgjedhore e ardhur posaçërisht nga SHBA-ja.

Përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, Ian Crawford, shef i seksionit politik dhe ekonomik ka organizuar një takim me përfaqësuesin e PD-së, Oerd Bylykbashin, Damian Gjiknurin, Petrit Vasilin dhe Rudina Hajdarin më 31 maj.