Tashmë janë edhe zyrtare, merret vendimi për orarin përfundimtar të dy ndeshjeve te Kupës së Italisë.“Rai” në faqen zyrtare ka njoftuar se Juventus-Milan do të zhvillohet të premten duke filluar nga ora 21:00, ndërsa Napoli-Inter do të luhet ditën e shtunë në po të njëjtën orë.
Finalja është planifikuar të zhvillohet më 17 qershor në studimin “Olimpico” të Romës. Kujtojmë se kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se ndeshjet do të luhen në 21:45, por tashmë është marrë vendimi dhe ato do të luhen në 21:00.Gjithashtu “La Gazzetta dello Sport”, shkruan se ndeshjet do të mbyllen pas 90 minutave dhe nuk do të ketë 30 minuta shtesë.