Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar 125 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë virus është rritur në 3.364, transmeton Anadolu Agency.Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar gjashtë pacientë ndërsa shtatë kanë ndërruar jetë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.664, i të vdekurve në 164, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend arrin në 1.536.Gjatë ditës së fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1.019 teste për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 39.033 teste.Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për media javën e kaluar u shpreh se vendi po përballet me valën e dytë të pandemisë.Zyrtarët e vendit më parë njoftuan se kulmi i rasteve me COVID-19 do të arrinte shifrën midis 2.000 dhe 2.500.