Shkencëtarët britanikë kanë identifikuar gjashtë nivele të sëmundjes së COVID-19, të cilat ndryshojnë nga një grup simptomash. Sipas mediave të huaja, studimi u krye nga shkencëtarët e “King’s College London”, të cilët analizuan të dhënat nga një aplikacion për gjurmimin e simptomave të corona virusit. Ekipi u shpreh se gjashtë nivelet e sëmundjes lidhen edhe me shkallën e ashpërsisë së infeksionit, dhe të njëjtat mund të paralajmërojnë për nivelin e rrezikut të virusit.

Gjetjet mund të ndihmojnë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë me COVID-19 janë më të rrezikuar, dhe sa prej tyre mund të kenë nevojë për trajtim spitalor. Nëse mund të parashikoni nivelin e rrezikut të këtyre pacientëve në ditën e pestë, atëherë ju do të keni kohë t’ju jepni atyre ndërhyrje të hershme, tha Claire Steves, anëtare e studimit.Ndërkohë, përveç kollës, etheve dhe humbjes së shijes, si tre simptoma të theksuara nga COVID-19- të dhënat e aplikacionit treguan edhe për simptomat e tjera si dhimbje koke, dhimbje të muskujve, lodhje, diarre, konfuzion, humbje të oreksit dhe gulçim. Studimi i lansuar të premten, i cili pritet të rishikohet edhe nga shkencëtarët e tjerë, përshkroi gjashtë nivelet e COVID-19 si më poshtë:1. Si gripi: Dhimbje koke, humbje e shijes, dhimbje e muskujve, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa ethe 2. E ngjashme me gripin: Dhimbje koke, humbje e shijes, kollë, dhimbje e fytit, ngjirje, ethe, humbje e oreksit;

3.Gastrointestinal: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, diarre, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa kollë 4. Nivel i rëndë, lodhje: Dhimbje koke, humbje e shijes, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje në gjoks, lodhje 5. Niveli i dytë i rëndë, konfuzion: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje e fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore 6. Niveli i tretë i rëndë, barku dhe frymëmarrja: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje e fytit, dhimbje në gjoks, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim; diarre, dhimbje barku. Studiuesit thonë se pacientët me nivelet 4,5 dhe 6, kanë më shumë gjasa të hospitalizohen dhe të pranohen në oskigjeno-terapi.