Nga Adriatik Doci/

Përflitet se arrestimi i Shkëlzen Berishës nga drejtësia e re tashmë është çështje kohe. Nëse arrestohet para vjeshtës, ka disa përparësi; Së pari, Sali Berisha nuk mund të urdhërojë Bashën për ta kthyer PD-në në barrikadë njerëzore për të mbrojtur Shkëlzenin, për shkak të rrezikut nga covid. Së dyti, ushtarët e Metës dhe Berishës në gjykatat e shkallës së parë dhe apel i ka rralluar Veingu, për rrjedhojë, shanset që të sabotohet arrestimi janë të ulëta. Së treti, presioni i Perëndimit për shembjen e perandorisë së korrupsionit është i lartë. Së katërti, SPAK është nën trysni për të provuar justifikimin e madh të shqiptarëve.

Po pse mund dhe duhet të arrestohet Shkëlzen Berisha? Faktet janë sfiduese për SPAK apo për prokurorinë e juridiksionit të zakonshëm.

-Së pari, Shkëlzen Berisha nuk ka deklaruar në ILDKP aksionet në kompaninë e tij ‘Logal’, siç e detyron ligji.

-Së dyti, Shkëlzen Berisha ka marrë një kredi 1.8 milionë euro për të blerë disa prona pranë Gërdecit, duke lënë pikërisht kolateral këto prona, me vlerë shumë më të ulët se sa principali, pra se e gjithë vlera e borxhit që Shkëlzeni i ka dhënë bankës. Sot të marrësh një kredi për të blerë edhe një lavatriçe apo frigorifer, të kërkojnë një pirg me dokumente dhe bëjnë një hetim të hollësishëm.

-Së treti, Shkëlzeni i ka blerë pronat para se të merrte kredinë.

-Së katërti, edhe nëse Shkëlzen Berisha arrin ta mbulojë kredinë, nuk shpjegon dot se më çfarë parash ka blerë 1.9 milionë makineri dhe pajisje, vitin që ka marrë kredinë 1.8 milionë euro për të blerë pronat. Nga dolën 1.9 milionë euro?

-Së pesti, Shkëlzen Berisha apartamentin e tij tek ETC e ka dhënë me qira 4 mijë ero në muaj, ndërsa vetë ka marrë një vilë në Lundër për 1 mijë euro në muaj. Kush qenkërka ai budalla që shpenzon 48 mijë ero në vit për një jetuar tek apartamenti i Shkëlzenit në katin e nëntë, kur për dy vite ose tre, me këto para blen një apartament?!

-Së gjashti, apartamentit që ka blerë 346 euro, pas dy vitesh e shet 600 mijë euro. Si mund të rritet vlera e apartamentit me 150 mijë euro brenda dy viteve?!

-Së shtati, Shkëlzen Berisha deklaron 743 mijë euro të ardhura si sekser pronash dhe konsulent ligjor. Kush është ai budalla që do t’i jepte 150 mijë euro Shkëlzen Berishës për t’i gjetur për të blerë disa prona në Durrës, kur këtë shërbim mund ta merrte më një kërkim në google?!