Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi sot se janë konfirmuar për ditën e dielë 32 fluturime. Sipas Tirana International Airport, fluturimet e konfirmuara për ditën e dielë me kompanianë Wizz Air, janë Tiranë – Dortmund dhe kthim, Tiranë – Milano dhe kthim, Tiranë – Bruksel dhe kthim, Tiranë – Karlsruhe dhe kthim, Tiranë – Stamboll dhe kthim, Tiranë – Bergamo dhe kthim dhe Tiranë – Luton dhe kthim. Me kompaninë Albawings janë konfirmuar fluturimet Tiranë – Firence dhe kthim, Tiranë – Frankfurt dhe kthim dhe Easy Jet – Tiranë – Gatwick dhe kthim, Tiranë – Venecia dhe kthim, Tiranë – Piza dhe kthim dhe Tiranë – Perugia dhe kthim.

Me kompaninë Air Albania do të fluturohet në linjat Tiranë – Romë dhe kthim, Tiranë – Bergamo dhe kthim Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim dhe Tiranë – Stamboll dhe kthim. Me Blue Panorama do të fluturohet në linjat Tiranë – Ankona dhe kthim, Tiranë – Bergamo dhe kthim, Tiranë – Gjenova dhe kthim dhe Tiranë – Bolonja dhe kthim, Tiranë – Milano dhe kthim, Tiranë – Romë dhe kthim dhe Tiranë – Verona dhe kthim

Me Pegasus në linjën Tiranë – Stamboll dhe kthim, me LOT në linjën Katowice – Tiranë dhe kthim dhe Gndask dhe kthim, me Air Serbia në linjën Tiranë – Beograd dhe kthim. Me kompaninë Jonika – Tiranë – Kiev dhe kthim me Aegean Tiranë – Athinë dhe kthim, me Belavia në linjën Tiranë – Minsk dhe kthim dhe me kompaninë ,
TUI në linjën Tiranë – Bruksel dhe kthim

TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Sipas TIA-s, maskat janë të detyrueshme.⠀Po ashtu bëhet e ditur se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e Bashkimit Europian.