Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim tha sot se Fondi Shqiptaro-Amerikan ka investuar 100 milionë dollarë duke kontribuar në 7000 vende pune. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka vizituar sot Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

“Ishte e shkëlqyer vizita në Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), të cilin Shtetet e Bashkuara e themeluan për të zhvilluar sektorin privat shqiptar. AADF ka investuar më shumë se 100 milionë dollarë, duke kontribuar në mbi 7000 vende të reja pune dhe më shumë se 2 miliardë dollarë në Prodhimin e Brendshëm Bruto, transparenca, llogaridhënia dhe sipërmarrja i japin kuptim biznesit të mirë”, shprehet Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.