Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar ambulancën e fshatit Zogaj në Shkodër, e cila është rehabilituar në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore.“Me programin e 300 qendrave shëndetësore, një nga qendrat e kujdesit parësor të rindërtuara në bashkinë Shkodër është edhe Ambulanca Zogaj, e cila tashmë ofron kushte dinjitoze për stafin mjekësor dhe shërbim cilësor për banorët e zonës”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të kësaj zone kufitare, Ministrja e Shëndetësisë tha se mjekët e familjes po ndjekin me shumë rigorozitet rastet e prekura me Covid19, duke shprehur dhe mirënjohjen për personelin shëndetësore për punën që po bëjnë gjatë kësaj epidemie.“Janë 1600 mjekë të familjes në gjithë Shqipërinë të cilët po ndjekin dhe monitorojnë rastet me Covid19 të cilët janë me simptoma të lehta apo janë asimptomatikë, duke marrë terapitë përkatëse, me protokolle tashmë të përcaktuara”, tha Manastirliu.

Brenda këtij viti fillojnë punimet për rehabilitimin e 12 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në qarkun e Shkodrës (4 në bashkinë Shkodër, 1 në bashkinë Vau Dejës, 4 në bashkinë Pukë dhe 2 në bashkinë Malësi e Madhe), pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.