Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ishin sot në Vlorë për të monitoruar punën e bërë nga Bashkia Vlorë dhe Autoriteti Portual, Doganës Vlorë. Deputetja Blerina Gjylameti bën me dije se gjatë takimit me drejtuesit e këtyre institucioneve , është diskutuar mbi realizimin e të ardhurave, efiçencën e shpenzimeve publike , trasparencën e vendimarrjes si edhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

“Mbarëvajtja e politikave ekonomike qëndrore e lokale ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe kontributin strategjik të Qarkut Vlorë në sektorin kyç të Ekonomisë Shqiptare, Turizmit.Investimet në bypassin e Vlorës, Lungomare, aksin Radhimë,Orikum-Ura e Elizes, projektin e madh në vijim për tunelin e Llogarasë dhe krijimin e kushteve për investimin e ndërtimit të terminalit për ankorimin e jahteve dhe kroçierave janë punët në vijim për zhvillimin e turizmit në këtë qark dhe në gjithë jugun e Shqipërisë”, shkruan Gjylameti.