Bashkimi Evropian i ka dhënë 15 milionë euro grante Shqipërisë për të luftuar koronavirusin. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Delegacioni i BE thekson se kjo shumë do të shkojë për bizneset e goditura nga pandemia. Ndërsa vetë ambasadori Luigi Soreca deklaron se kriza e koronavirusit është shumë larg përfundimit.
Mesazhi i BE: Më shumë lajme të mira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor! 15 milion Euro grante nga ?? #BE për bizneset e goditura në vështirësi për të mbijetuar, ? forcimin e qëndrueshmërisë – dhe krijimin e kushteve për një rikuperim të qëndrueshëm. “Kriza e COVID-19 është shumë larg përfundimit. Në botë dhe në Ballkanin Perëndimor. Komisioni Evropian ?? dhuron një shtesë prej 15 milion € për rajonin. Bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri ?? së shpejti do të përfitojnë nga këto grante të Bashkimit Evropian ??, përveç 230 milion € tashmë të alokuara për Shqipërinë dhe që po investohen aktualisht,” tha Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca