Plazhi i Lukovës në Sarandë ka qenë sot vendi që kryeministri Edi Rama ka promovuar në postimin e tij në facbook.Plazhi i Lukovës është perla e bregut të Jonit, i cili gjendet 21 km nga Saranda.

Natyra e paprekur, uji i kristalte i Jonit me ngjyrën e veçante, fshati me kalldrëmin e tij karakteristik, me shtëpitë e tij tipike me muret mbuluar me lule, plazhet e arta, flora dhe fauna e pasur detare janë vetëm disa nga sekretet që të ofron ky vend.