Deputeti socialist Ilir Beqja u kërkoi qytetarëve që të vendosin mirë maskën për t’u mbrojtur dhe të mos neglizhojnë përballë rrezikshmërisë së sëmundjes që vijon të marrë jetë njerëzish. Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend Beqaj tha se nesër hapim listat dhe më maj të 2021 shqiptarët të vlerësojnë gjithsecilin.
“Tani kemi një qëllim, të përballojmë Covid 19. Këshilla ime është me maskë të mbulojmë gojën dhe hundën jo sytë dhe veshët. Të ndjekim këshillat, nesër të hapim listat dhe ju uroj pushime të mbara në gusht dhe më maj të 2021 shqiptarët të vlerësojnë gjithsecilin”.- tha Beqaj.