Ditën e djeshme ishte puntata e fundit e emisionit “Ftesë në pesë” për këtë sezon. Moderatorja Bieta Sulo është shfaqur e kuruar deri në detaj, në çdo dalje të saj në ekran, por si duket portreti i saj në përfundim të sezonit?Bieta ka publikuar në Instagram disa foto ku shihet në gjendjen më natyrale të mundshme. Në fotot në fjalë, nuk ka make up, ndriçim studioje, filtra apo shkrepje profesionale. Fotos së fundit i është bashkuar dhe vogëlushi Kroi, i cili është shpërblimi i saj për muaj të gjatë pune.
“dhe ja si duket portreti, ne perfundim te nje sezoni, pa make up (i tmerrshmi i perditshem), pa ndricim studioje, pa filtra dhe shkrepje profesionale: nje sy dukshem me i rene se tjetri, qepalla te renduara. Solidaritet dhe respekt per punen e perditeshme dhe sakrificat te vogla a te medha te te gjitha vajzave dhe grave, te cilat i vene shpatullat e tyre “te brishta” shtepise dhe familjes me gjithe sa munden. Fotografia e fundit eshte shperblimi, qe sigurisht eshte aq i shtrenjte sa nuk blihet dot me para, vec se me dashuri”, ka shkruar Bieta krahas fotove.