Ministrja e Jashtme e Kosovs Meliza Haradinaj Stubla, i ka dërguar një notë Komisionit Evropian në lidhje me librin “Trashëgimia e Krishterë e Kosovës dhe Metohisë”, i cili ishte në tryezë të enjten gjatë një takimi midis Olivér Várhelyi, Komisioneri për Zgjerimin i BE-së dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, në misionin serb të BE në Bruksel.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë, shpreh protestën e saj të fortë para Komisionit Evropian për Komisionerin e Zgjerimit në lidhje me lajmet dhe fotot e publikuara në media të tjera dhe përmes llogarive të mediave sociale, të cilat tregojnë Oliver Várhelyii në një takim me Aleksandar Vučič, ndërsa në sfond një libër që promovon urrejtjen etnike me përmbajtje fyese dhe një titull të papranueshëm për Kosovën,” tha Stubla në një reagim.
“Libri që promovohet në foto, të cilin Várhelyi e ndau në profilin e tij në Twitter, ka misionin e kundërt – të nxisë urrejtje dhe të abuzohet nga makineria e propagandës serbe kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Kjo fushatë disinformuese është bërë një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe paqen në Ballkanin Perëndimor,” thuhet në reagim
Haradinaj-Stubla kërkon një shpjegim dhe një falje nga Komisioni Evropian.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë pret një shpjegim nga Komisionieri evropian për Zgjerim, si dhe një falje për krimin e kryer kundër popullit të Kosovës. Në të njëjtën kohë, ne kërkojmë që një incident i tillë diplomatik të mos përsëritet,” theksohet në reagim.