Paralelisht me heqjen e kufizimeve dhe uljen e vigjilencës nga popullata ka ardhur shtimi i rasteve me koronavirus. Për epidemiologët, kjo situatë ka kaluar përtej pritshmërive.Në një lidhje me edicionin e lajmeve, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini, tha se testimet janë rritur dhe ka kapacitet për t’i përballuar.

“Kapacitetet e laboratorit të virologjisë janë në gatishmëri për situatën e parashikuar me 500-600 tamponë në ditë, ndërkohë laboratori në QSUT është duke u përgatitur për testimet për negativizim për pacientët që janë në spital, për ata që do shtrohen, të gjithë këta do testohen me PCR”.Që prej fillimit të epidemisë në vendin tonë, laboratori i Institutit të Shëndetit Publik ka realizuar 28.409 testime tek persona të dyshuar, prej të cilëve 2819 kanë rezultuar me korona virus.