Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin por që në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rwnie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 20ºC në 30ºC, në zonat e ulëta nga 25ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 27°C në 36ºC. Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët por nuk përshjatshtohet mundësia për reshje të izoluara. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 17ºC deri në 35ºC dhe në zonat e ulëta nga 22ºC në 34ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.