Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka arritur një rekord historik përsa i përket shërbimeve dhe të ardhurave përgjatë muajit qershor. Vetëm përgjatë 30 ditëve të muajit qershor, si asnjëherë më parë, janë shërbyer 225050 qytetarë.
Drejtori i Përgjithshëm Blendi Gonxhja, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook shkruan se receta e suksesit në DPSHTRR është motivimi, risitë, mirëadministrimi, transparenca, disiplina dhe kërkesa e lartë si edhe komunikimi me qytetarët.

Postimi i plotë: Muaji Qershor 2020?, REKORD HISTORIK si muaji më i mirë në numër shërbimesh dhe të ardhurash!? Po rikapim ritmin që në këtë 6-mujor të parë, plot vështirësi, dhe në Korrik do përmbysim rekordet e vitit kampion 2019 (duke konsideruar dhe pezullimin pjesor të shërbimeve në dt.13.03-14.04.2020 për shkak të karantinës e situatës së Covid19)! ??

Receta e suksesit? Motivim, sisteme, risi, mirëadministrim, transparencë, komunikim dhe hapje me qytetarët, monitorim, disiplinë e kërkesë e lartë! ?

Falenderojmë qytetarët/subjektet për mirëkuptimin e treguar dhe respektimin e masave të protokollit higjieno-sanitar për parandalimin e COVID-19! ?

Për info & orientime: www.dpshtrr.gov.al. (Lexo.al)