Autoriteti Portual i Durrësit bëri të ditur se gjatë periudhës 1-27 korrik 2020, 19 jahte turistike janë ndalur në Portin e Durrësit. Sipas APD-së, “Lamakoja”, “Black One”, “Frenklin”, “Al Sulltan”, “Festina Lente”, “Druga Prilika”, “Berco Voyager” janë vetëm disa nga jahtet të cilët kanë mbërritur në Portin e Durrësit gjatë këtij muaji.

Sot në kalatën nr.4, janë ankoruar 3 anije turistike “Al Sultan” me flamur, “Siren” dhe “Singolare”.