Portali qeveritar e-Albania vazhdon të klikohet nga qytetarët për të marrë shërbime të shpejta dhe falas, dhe vetëm në muajin qershor janë kryer 415 mijë aplikime online. Portali e-Albania ka 2.2 herë më shumë aplikime online në 6-mujorin e parë të 2020, krahasuar me 6-mujorin e parë të 2019-ës, për shërbime të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Rreth 415 mijë aplikime online janë kryer vetëm në muajt janar-qershor 2020, nga 191 mijë aplikime në muajt janar-qershor 2019.