Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, janë ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Ata janë shumë të përfolur në mediat rozë për shkak se shumë shpejt do të bëhen prindër. Më herët Arbana ka treguar se i pëlqen të jetë sa më e rezervuar lidhur me shtatzëninë e saj, por si duket këngëtarja ka ndërruar mendje.

Ajo ditën e sotme ka ndarë me ndjekësit një foto të ëmbël, ku shihet barku i rrumbullakosur. Moderatorja ka bërë një ‘selfie’ e veshur me një fustan të bardhë, ndërsa dorën e mban tek barku.