Kontaktuar nga Shqiptarja.com një mjek brenda repartit të reanimacionit shpjegon që shishe komerciale si ato të ujit përdoren gjithmonë për ushqimin apo hidratimin përmes sondave gastrike, pra me substanca që futen direkt në stomak dhe nuk duhen sterile tek personat në gjendje të rëndë. Në rastin konkret në foto duken shishe të zakonshme me ujë për rehidrim me sonda gastrike, një procedurë e zakonshme në reanimacion për të sëmurë që nuk ushqehen vetë. që është zbatuar gjithmonë dhe zbatohet normalisht.

Në pamje të tjera, shishet përdoren me pipa për të mundësuar pirjen e ujit në të sëmurët e pa intubuar. Në çdo rast, ndryshe nga çka pretendon Partia Demokratike, nuk bëhet fjalë për serume që vendosen direkt në damarë e të cilat detyrimisht duhet të jenë solucione fiziologjike sterile.