Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, akuzon ashpër presidentin serb, Aleksander Vucic, për manipulim të shifrave të pandemisë. Ajo shkruan në Twitter se kreu i shtetit ka gënjyer rreth rasteve me COVID-19 para zgjedhjeve për përfitime elektorale.

“Duket se Vucic gënjeu rreth numrave të COVID-19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta. Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të, pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti”, theksoi eurodeputetja. Von Cramon komentoi dhe protestat në Beograd kundër masave të reja kufizuese dhe dënoi dhunën brutale të policisë.