Këngëtarja e njohur Samanta Karavella është sot vajza e ditëlindjes dhe e ka pritur këtë festë në shoqërinë e personave më të afërt. Këngëtarja ka mbledhur të afërm e miq buzë pishinës, ku ka organizuar një super festë ditëlindjeje.

E veshur me një fustan të zi të shkurtër, Samanta ka shkëlqyer në ditën e saj speciale. Megjithëse këngëtarja s’ka publikuar asgjë në rrjete sociale, ka qenë Enca ajo që ka ndarë pamjet nga super festa e ditëlindjes.

Për ata që u bënë kuriozë, Samanta ka lindur më 9 korrik të vititi 1990 dhe sot mbush plot 30 vjeç! Të themi të vërtetën, këngëtarja bukuroshe duket ende si në fillim të të 20-ave të saj.

Së fundmi, Samanta lajmëroi se do t’i bashkohet hiteve të kësaj vere me një projekt që është thuajse gati. Kënga e re do të titullohet “N.K.N” dhe ajo shfaqet e gjitha e veshur me lëkurë gjarpri në videoklip.