Damian Gjiknuri pas mbledhjes së Këshillit Politik ndau detajet për ato se çfarë u diskutuan. Teksa përshëndeti nisëm e opozitës së bashkuar për të pranuar hapjen e listave, theksoi se kjo ka është një procedurë që ka sfida.
“Një gjë është për t’u përshëndetur, që risitë kushtetuese që po diskutohen në Kuvend, janë gjetur me vend dhe nga opozita jashtëpalamentare. Në dokumentin e tyre politik të sjellë sot, ata mbështesin hapjen e listave të kandidatëve. Amendimet kushtuese se pengojnë atë që kërkon opozita e bashkuar, e cila mundëson hapjen e listave dhe ia delegon kodit për ta rregulluar.
PD dhe opozita, u kthye në tavolinën e negociatave, duke humbur kohë. Kanë një muajsh që diskutonin diçka që po e përshëndesin sot. Koha nuk mund të ndalojë sa herë PD t’i kthehet mendja. Por ndryshimet i shkojnë Kodit. Mundësohet hapja e listave dhe çështja e koalicionit, le të zgjedhin modelet aktuale perëndimore për hapjen e listave dhe koalicionet. Kodi zgjedhor i ka mundësitë, dhe ne bashkë me opozitën, jemi të gatshëm që të detajojmë rregullat. Hapja e listave ka sfida të mëdha administrative. Ndaj duhet kujdes në mënyrën se si formohen koalicionet.
Iu thamë që të gjejnë modelet të vendeve me lista të hapura dhe që kanë koalicione të tilla zgjedhore. Por deri tani nuk kemi gjetur. Rëndësi e madhe është hapja e listave. Dhe unë kam pasur skeptizicmin tim, se mohoj. Hapja e listave është kërkesë e gjithpranuar.”, tha ai.