Në fillim të muajit qershor, moderatorja Klea Huta dhe producenti Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Klea solli në jetë një vogëlush të cilin dyshja e pagëzoi me emrin e veçantë Krid. Bebushi është kthyer në kryefjalën e ditës së çiftit dhe Klea ka treguar se është bërë tashmë një mama “e fiksuar”, që s’e lë në asnjë moment vetëm birin e saj.

Moderatorja ndihet në kulmin e lumturisë dhe ka treguar se jeta për të sapo ka filluar! Sot, Klea i ka dhënë mundësinë ndjekësve të shuajnë kuriozitetet e shumta në lidhje me Kridin dhe lindjen e tij nëpërmjet pyetjeve në InstaStory.

Siç ka treguar më herët, moderatorja rrëfeu se Elgiti ishte në sallën e lindjes dhe u shpreh se momenti kur ka dëgjuar të qarën e të voglit të saj është më emocionuesi që do të mbajë mend përjetë.

Madje, ajo po mendon që këtë moment të bukur ta publikojë në kanalin e saj në Youtube. “Si do e përshkruash lindjen e bebit? A është jeta më e bukur se më parë, siç e përshkruajnë nënat?”- e pyet një ndjekës të cilit Klea ia kthen:

“Nuk krahasohet me asnjë sukses dhe me asnjë skenë gjigande që mund të kisha imagjinuar ndonjëherë.”

Gjithashtu, Klea tregoi se është ajo që ia ka vendosur emrin Kridit dhe rrëfeu se thjesht është dashuruar me këtë emër sapo e ka dëgjuar për herë të parë.

“Ça kuptimi ka emri Krid?”- është njëra prej pyetjeve të bëra.

“Që më çoi zemrën peshë kur e dëgjova dhe ia vura birit tim! Sepse thjesht u dashurova! Kaq.”- ka treguar Klea. Përsa i përket portretit të bebushit, duhet të presim edhe pak për ta parë sepse moderatorja mendon se ai është ende shumë i vockël.