Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, inspektuan disa nga projektet e realizuara në Pogradec gjatë kohëve të fundit.Përmes një postimi në rrjetin social facebook ,Balla deklaron se pas shumë kohësh parqeve të Pogradecit iu rikthyen trëndafilat dhe se plazhet e vjetra të pogradecarëve u pastruan. Sipas Ballës, këtë vit Pogradeci i pret turistët më i bukur se asnjëherë tjetër.
Postimi i plotë i Taulant Ballës: Parqeve të Pogradecit iu rikthyen trëndafilat?, plazhet e vjetra të pogradecarëve u pastruan????, lungo-gjoli u rikonstruktua në një kohë shumë të shpejtë. Këtë vit Pogradeci iu pret më i bukur se asnjëherë tjetër. #pushonëPOGRADEC??