Kryeministri Rama deklaroi sot në Kuvend se ai i ka kërkuar Lulzim Bashës që në vitin 2017 që të mos uleshin më në tryeza me ndërmjetësim të huaj dhe të bënin marrëveshje në anglisht, pasi sipas tij se “u bënë turpi botës”

“Këshillin Politik e ka krijuar vullneti ynë e që ka përgjegjësinë të shohë përtej kësaj salle në çdo aspekt, që përtej retorikës e debatit politik edhe atë që e quajmë opozita rrugore të mos harrojmë që është realitet politik.  

SHBA, BE, etj kanë dhëne kontribut të çmuar, se PD akoma nuk di të flasë shqip me shqiptarët, nuk e pranoj dot që edhe në 2020 duhet të flasim anglisht me njëri –tjetrin, dhe këtë i kërkova Bashën në 2017, jo më anglisht ne dhe partitë tona se është turpi i botës, nuk na respektojnë më shumë miqtë dhe partnerët nëse u japim bujarisht detyra që janë detyrat tona”, tha Rama.