Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një lajm të mirë. Në një postim në mediat sociale, Manastirliu shprehet se gjatë pandemisë ka pasur dhe jetë.
Ministrja shkruan se në dy muajt e fundit kanë ardhur në jetë 1200 bebe në dy maternitetet e Tiranës dhe janë shëndosh e mirë.

“Në këto kohë të vështira për të gjithë sistemin shëndetësor në përballje me #COVID19, ekipet mjekësore në #maternitetet tona, po bëjnë një punë shembullore, që nënat dhe të porsalindurit të jenë të #sigurt e të shëndetshëm në këtë situatë të pazakontë??

? Vetëm në dy maternitetet e #Tiranës, më shumë se 1,200 bebe kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë gjatë dy muajve të fundit?? #JetaTriumfon?”, shkruan Ogerta Manastirliu.

Në këto kohë të vështira për të gjithë sistemin shëndetësor në përballje me #COVID19, ekipet mjekësore në #maternitetet…

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Donnerstag, 16. Juli 2020