Ka përfunduar me rezultatin e thellë 4-1 derbi i luajtur mes Juventusit dhe Torinos në “Allianz Stadium” e vlefshme për javën e 30 të Serisë A. Ekipi i drejtuar nga tekniku Sarri ka arritur të marrë tre pikët në shtëpi falë golave të Dibalës, Kuadrados, Ronaldos dhe një autogoli të Torinos, ndërkohë që për “demat” i vetmi që shënoi ishte Belotti nga pika e bardhë e penalltisë.
Kështu pas kësaj ndeshje Juventusi mban vendin e parë në renditje me 75 pikë e ndjekur nga Lacio me 68 pikë por me një ndeshje më pak. Vlen të theksohet forma e mirë e portugezit Ronaldo i cili ka realizuar sërish një super gol nga goditja e dënimit. (Lexo.al)