Shtëpia e Bardhë konfirmoi lajmin se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien u testua pozitiv me COVID-19. Kjo e bën ata zyrtarin më të të lartë të administratës Trump që infektohet nga virusi. Zoti O’Brien ka simptoma të lehta dhe ndodhet në vetëizolim ndërkohë që po punon nga një vendndodhje e sigurt jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Në njoftimin për shtyp të Shtëpisë së Bardhë thuhet gjithashtu se nuk ka rrezik për ekspozimin ndaj tij, të Presidentit Trump apo Nënpresidentit Pence. Puna e Këshillit të Sigurisë Kombëtare vazhdon pa ndërprerë, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.