Edmond Mara është një i prekur nga Covid19 i shtruar, i cili tashmë është shëruar dhe ka lënë spitalin infektiv. Në një status të gjatë në profilin e tij në Facebook, Edmondi shkruan se nga konspiracionet idiote dhe lajme jo të vërteta po dëmtohen jetë njerëzish.

“Duke perdorur lajme jo të vërteta, konspiracione idiotelësh pa shkollë dhe njohuri, ju media fiton lekë e dimë, por dëmtoni jetë njerezish. Kujdes, janë me qindra miq e shokë të mi edhe pse të shkolluar mirë vënë në dyshim sêmundjen, pasojat dhe dëmin që vazhdon të shkaktojë, bëjnë njerëzit të vuajnë pse, për pesë lekë më shumë që po ju them nuk janë të pista por të qëlbeta”, shkruan Mara.

Në statusin e tij, Edmond Mara ka dhe një falenderim për mjekët, infermierët e personelit shëndetsor për punën që po bëjnë dhe kujdesin që tregojnë.

“Me besoni, që personeli atje, që lufton dhe i shërben pacientëve janë të jashtëzakonshëm dhe shumë prej tyre dhe heronj. Ata janë tamam në front të parë, përballen me lloj lloj formash të sëmundjes. Personeli vraponte, në vapë, me lloj lloj veshjesh, duhej gjetur pulsi edhe pse të shkretët kishin humbur ndjeshmërië me nga 2 -3 palë doreza. Kush janë këta? Njerëz e profesionistë të thjeshtë e përkushtuar, pa shoë mediatik, pa shumë fjalë për ju por shumë fjalë të mira për ne pacientet pavarësisht nga e kush ishim. Bravo Doktoreshë Najada Como, ditë natë në pune, bravo doktorët e tjerë, Kalo, Mira etj etj që nuk jua mësova dot emrat. Bravo infermieret të reja, të rinj e të vjetër, si Rovi, Mandi, Anxhela, Enxhi etj etj që të më falin se nuk u’a mbaj mend emrat. Bravo sanitaret, bravo personeli tjetër mbështetës etj etj”, shkruan Edmondi për personelin shëndetësor të spitalit infektiv.

Në fund të statusit të tij Edmondi ka një apel për të gjihë qytetarët, nisur nga eksperienca e tij personale – Ju lutem ruajuni, ruajuni ruajuni!