Në një kohë kur qeveria Shqiptare do të kryejë amnistinë fiskale, një aspekt shumë i rëndësishëm ekonomik i shumëkërkuar edhe nga qytetarët e emigrantët, Partia Demokratikë edhe një herë vetëm për hir të të qënit në opozitë ka dalë kundër interesave të shqiptarëve. Me anë të një deklarate për mediat ditën e sotme, Jorida Tabaku duke bërë politikë dhe duke tentuar të mbjellë opinionin që kjo amnisti po bëhet për tra fikantët dhe kri minelët ka dashur t’ju hedhë hi syve shqiptarëve duke u shpreshur se amnistia do të jetë e dëmshme.

Edhe Jorida edhe krytari i saj Lulzimi e dinë shumë mirë se me anë të të amnistisë fiskale nuk ka asnjë mundësi që tra fikantët të pastrojnë para ajo sërish mundohet të imponojë shqiptarët vetëm e vetëm që t’i dalë kundër qeverisë.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

Me ligjin e amnistisë fiskale, kryeministri në ikje po e thellon kursin e tij të për plasjes me partnerët strategjikë SHBA dhe Bashkimin Europian dhe po go det interesat e shumicës dërrmuese të  shqiptarëve për llogari të k rimit të organizuar dhe pushtetit të tij personal. Projekti i kryeministrit në ikje për aministinë fiskale e kthen vendin në parajsën e kr imit financiar ndërkombëtar dhe madje në vendstrehim për persona që financojnë aktivitete terr oriste. Në ligjin që kryeministri në ikje duhet ta tërheqë menjëherë, çdo i huaj që ka një biznes në Shqipëri mund të deklarojë dhe të ligjërojë paratë e tij pa u pyetur për burimin e tyre. Projekti i kryeministrit në ikje u siguron paprekshmëri dhe legalizim të pasurisë gjithë anëtarëve të organizatave kr iminale brenda dhe jashtë vendit.

Ata fshihen pas pretendimit se po ndihmohen gjoja emigrantët, por në fakt do të pastrojnë paratë përmes akteve k riminale të kësaj qeverie në ikje.
Emigrantët shqiptarë që jetojnë me sakrifica dhe  punë të ndershme nuk përfitojnë nga ky ligj, sepse ai nuk po bëhet për emigrantët, por për trafikantët ndërkombëtarë të dr ogës. Projekti i Edi Ramës për amnistinë fiskale favorizon politikanët dhe një numër të lartë zyrtarësh. Mjafton që i afërmi i një politikani të mos jetë në certifikatën e tij familjare dhe për pasurinë e tij eventualisht të paligjshme, bëhet mburojë amnistia fiskale, e propozuar nga kryeministri në ikje. Qeveria nuk duhet të luajë me zjarrin dhe ta shndërrojë vendin në lavatriçe të parave të kr imit të organizuar dhe terr orrizmit.

Kjo amnisti është një shuplakë për shumicën e shqiptarëve që kanë që jetojnë duke punuar në punë të ndershme. Përfituesit e amnistisë fiskale paguajnë si taksë vetëm  5 – 10% për vlerën e deklaruar, ndërsa një qytetar ka paguar në 7 vite nga 15% në 23%. Së dyti, projekti i kryeministrit në ikje i ofron mbrojtje penale kri mit të organizuar që do të deklarojë paratë e paligjshme. Përfituesit nga amnistia nuk do të hetohen për mënyrën, sesi apo kur e kanë vendosur pasurinë e padeklaruar. Atyre u ruhet fshehtësia e identitetit dhe e deklarimit, duke mbrojtur kështu shkelësit e ligjit përpara atyre që e zbatojnë atë. Partia Demokratike e konsideron projektin e Edi Ramës për aministinë fiskale të papranueshëm. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, deklarojnë sot para shqiptarëve, para partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, dhe para subjekteve potenciale të këtij projekt-ligji, se nëse kryeministri në ikje nuk tërhiqet nga ky ligji korruptiv, ne do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj,”-shkruan Tabaku. Lexo.al/