Kthim prapa e cilëson Kisha Ortodokse shqiptare vendimin e presidencës turke për t’i kthyer statusin xhami Aja Sofisë, pas 86 vitesh si objekt muze.“Ky vendim bën pjesë në ato veprime tra gjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve.Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore”.

Në një linjë me Athinën zyrtare është edhe kryepeshkopi Janullatos i cili e cilëson vendim populist kthimin e kishës së Aja Sofisë në xhami dhe marrjen e objektit nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.“Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve”.Shqetësim shprehu për vendimin edhe UNESCO pjesë e së cilës është edhe godina e Aja Sofisë ndërsa ftoi qeverinë turke në dialog që objekti të mbajë sërish statusin muze.Por në Stamboll kanë nisur ndërhyrjet në ndërtesë për të plotësuar elementët që mungojnë dhe për ta kthyer plotësisht në një xhami.Siç njoftoi presidenti Erdogan, punimet do të përfundojnë në Dhjetor, ndërsa ai vetë do të falet për herë të parë në xhaminë e re në namazin e së premtes në 24 Korrik.