Një sfidë shumë interesante do të zhvillohet në Laç ndërmjet Bylisit dhe Laçit. Kurbinasit duhet të fitojnë për të mbajtur Teutën pas vetes në renditjen e tabelës së klasifikimit. Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet që do të zbresin në fushën e lojës prej orës 17:45. Nuk ka shumë ndryshime në ekipet respektive, ndërsa të dy trajnerët dovedan dhe Cungu nuk duan të gabojnë.
Formacionet zyrtare: Bylisi: Hidi, Hadroj, Janku, Shkalla, Ndreca, Mëllugja, Ujka, Murataj, Ntephe, Malçi Mozzone. Trajner: Veljko Dovedan Laçi: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Shehu, Rapo, Deliu, A. Marku, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu