Laçi shënoi tre herë ndaj Bylisit, u largua me tre pikë nga Ballshi dhe është me një këmbë në Europa League. Triumf jetik i bardhezinjve të Cungut, që iu falën dygolëshit të Kyrian Nwabuezes dhe rrjetës së Donald Rapos, duke forcuar pozitat në vendin e tretë. Minuta e 26-të solli zhbllokimin e sfidës. Fangaj fitoi një penallti për miqtë dhe Nwabueze nuk gaboi përballë Hidit. Laçi gjeti edhe golin e dytë në minutat shtesë të pjesës së parë. Donaldo Rapo mori një asist nga Deliu dhe qetësi skuadrën e tij me golin e shënuar.

Bylis u mundua të reagonte në pjesën e dytë, por ekipi kurbinas shënoi sërish. Ardit Deliu krosoi bukur nga e majta dhe Kyrian Nwabueze u zhyt me kokë. Asisti i dytë në këtë ndeshje për mesfushorin kavajas dhe goli i 21-të në kampionat për bomberin amerikan, i cili parakalon Shkurtajn dhe rikthehet të kryesojë renditjen e golashënuesve më të mirë.Kategoria Superiore, java e 34-t.Bylis-Laçi 0-3.(Nwabueze (pen) 26′, 75′ Rapo 45+1′)