Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe ambasadori Adrian Maitre kanë nënshkruar marrëveshjen për programin ndihmës 1.3 milionë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Shijak e Kurbin. 3164 familje janë përfituese të granteve në këto dy bashki dhe kjo pjesë e këtij granti nga Zvicra do të shkojë pikërisht për këto familje banesat e të cilave do të rindërtohen. Ahmetaj ka sqaruar se këto 1.3 milionë euro janë pjesë e 9 milionë eurove që Zvicra i dha si grante Shqipërisë në Konferencën e Donatorëe në muajin shkurt.
Statusi nga kryeministri Rama:Një tjetër marrëveshje zbatimi për Rindërtimin.Ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes Arben Ahmetaj së bashku me Ambasadorin e Zvicrës Adrian Maitre, nënshkruajnë sot marrëveshjen për zbatimin e angazhimit financiar prej 1.3 mln euro të Konfederatës së Zvicrës, për programin e mbështetjes së familjeve të prekura, në bashkitë Shijak dhe Kurbin.