Lazio ndalet përsëri.Bardhekaltrit kanë pësuar humbjen e tretë radhazi pasi janë mundur 2-1 në shtëpi kundër Sassuolo-s në javën e 32-të të Serisë A.Luis Alberto ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 33-të, ndërsa Raspadori ka barazuar për miqtë në të 52-ën.Sulmuesi 20-vjeçar është bërë lojtari i parë në historinë e Sassuolo-s që shënon gol në debutimin e tij sis titullar në Serinë A.Në minutën e 91-të ka ardhur edhe goli i dytë i miqve, që kanë kompletuar përmbysjen me Caputo-n.

Lazio mbetet ne vendin e dytë me 68 pikë, shtatë larg Juventus-it kryesues që ka një ndeshje më pak, ndërsa Sassuolo ka shkuar në 46 pikë, pesë pikë larg zonës Europa League në renditje.