Kryeministri Edi Rama ka replikuar në seancën e sotme parlamentare me deputeten demokrate Rudina Hajdari. Teksa i kërkoi opozitës në parlament që të votonte marrëveshjen e 5 Qershorit, Rama tha se pranuan listat e hapura jo për t’u bërë qejfin opozitës, por sepse, sipas tij, kjo është kërkesë e drejtë.
“Ne bëmë një lëshim jo se nuk kishim rrugë tjetër, por për të përfshirë PD-në në proces. Keni të reflektoni dhe të kuptoni se të dyja janë të lidhura bashkë, marrëveshja e 5 qershorit dhe marrëveshja për të pranuar legjitimitetin e nismës suaj, e cila për hir të së vërtetës ka mbështetjen e një shumice të madhe shqiptarësh.
Nuk e kemi pranuar për t’u bërë qejfin, por sepse është e drejtë. Në proces e vërteta është se keni arritur të sensibilizoni opinionin dhe nuk e kam problem, zonjës Hajdari, Ralfit, Murrizit, bravo ju qoftë. PS-së i takon që të dëgjojë qytetarët”- tha Rama.
Sot në Kuvend – Replika me Rudina Hajdarin dhe një mesazh për opozitën parlamentare
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 16. Juli 2020