Liverpooli duket se ka fikur motorët pas fitores së titullit kampion. Ekipi i trajnerit Jurgen Klopp nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen kundër Burnleyt. Një sfidë e dominuar nga skuadra vendasve që nuk fiton në Anfield, pavarësisht se ishte në zotërim të sfidës.Pjesa e parë pa “Redsat” që dominuan krejtësisht, por sulmet e tyre u ndalën nga portieri Pope. Ky i fundit i mohoi një gol të sigurt Salahs, ndërsa duhet të vinte minuta e 34′ që Robertson të zhbllokonte shifrat.
Ai mori një top fantastik nga Fabinho dhe me një goditje me kokë e dërgoi në rrjetë për 1-0.Liverpooli u mundua që të shënonte golin e dytë, por ishin miqtë që barazuan me Rodriguez. Ky i fundit goditi mjaft mirë një top të mbetur në zonë dhe përshëndeti rrjetën për 1-1. Liverpooli tashmë ka 93 pikë dhe është në ndjekje të rekordit të Manchester City-t me 100 pikë. Në 3 ndeshjet e fundit duhet të fitojë për t’ia dalë mbanë.
GOAL Liverpool 1-1 Burnley (69 mins)
Jay Rodriguez ⚽? #LIVBUR #EPL #Liverpoolpic.twitter.com/2K555LaPe8
— ?MySportDab (@mysportdab) July 11, 2020
What a header from Andy Robertson! ??
— Liverpool FC Vines (@LFC_Vines) July 11, 2020