NATO ka publikuar së fundmi një dokument, të emërtuar “Kurrikula e referencë mbi lu ftën kundër ter rorizmit”, (CTRC), i cili është fryt i një pune të gjatë studimore të ekspertëve të fushës nga shtetet anëtare, mes të cilëve ishte edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Një material i tillë i hollësishëm, në lidhje me fushën e kundër-ter rorizmit, synon të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të shteteve anëtare për të përmirësuar strategjitë në këtë drejtim.Ky kurrikulum do të shërbejë gjithashtu si një dokument bazik për t’iu përgjigjur kërkesave institucionale edukative mbi çështjet e mbrojtjes në vendet partnere dhe do të ndihmojë në caktimin e linjave orientuese në kurset apo trajnimet aktuale të NATO-s.Ajo jep një pamje të përgjithshme të ideologjive terroriste, motivimeve dhe metodave dhe gjithashtu edhe praktikave kundër-ter roriste bashkëkohore dhe projeksioneve të mundshme të së ardhmes.


“CTRC është draftuar për t’u vënë në dispozicion përdoruesve një konceptim solid, tërësor dhe të nuancuar të ter rorizmit dhe gjithashtu për të përmirësuar rezultatet potenciale të luftës kundër ter rorizmit të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s”, u shpreh Dr. Sajjan M. Gohel, drejtuesi i projektit nga London School of Economics.

Në faqen e parë të materialit është publikuar shprehja e fitueses së çmimit “Nobel” për edukimin, znj. Malala Yousafzai: “Me armë, ju mund të vrisni ter roristët, me edukim ju mund të vrisni ter rorizmin”.

Në brendësi të dokumentit nënvizohet rëndësia e dallimit mes fenomenit “ter rorizëm” dhe “ter roristëve” si ekzekutorë të akteve të tilla.

Gjithashtu vihet në dukje, se: “metoda e ter rorizmi nuk përfshin vetëm dhunën por është gjithashtu një akt i komunikimit ideologjik dhe një luftë psikologjike kundër moralit publik dhe aparatit shtetëror. Të gjitha shtetet i kanë provuar në një formë ose një tjetër, te rrorizmin, ekstremizmin dhe sektarizmin. Këto forma të fanatizmit nuk janë të lidhura me, ose një pjesë, të ndonjë feje, besimi, race apo populli”.

Në lidhje me situatën aktuale të lidhur me COVID-19, në dokument thuhet se ndryshimet e pësuara në të gjitha aspektet e jetës njerëzore në nivel global, ndikojnë potencialisht edhe në mënyrën se si ter roristët rekrutojnë dhe gjurmojnë rastet e reja për qëllimet e tyre.

“Pandemia ndikon në qeverisje duke krijuar instabilitet politik, shoqëror dhe ekonomik. Ter roristët mund ta shfrytëzojnë këtë situatë apo skenare të tjera për të krijuar tensione rajonale mes vendeve të ndryshme”, thuhet në dokument.

Materiali i publikuar është i ndarë në 4 pjesë të përgjithshme, përkatësisht: hyrje; ideologjitë, motivimet dhe metodat; sfidat bashkohore dhe rreziqet; dhe së fundi, kundër-ter rorizmi: strategjitë, dhe ngritja e kapaciteteve operacionale.