Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se 722 qytetarë të prekur nga COVID-19 po ndiqen sipas protokollit nga mjekët e familjes. Manastirliu shkruan se 1600 mjekët e familjes në të gjithë vendin janë të angazhuar ne ndjekjen e personave pa simptoma.
“#COVID19
Përveç punës së jashtëzakonshme që po bëhet në spitalin infektiv, rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga SARS-COV2 ka angazhuar akoma më shumë rreth 1600 mjekë familje në të gjithë vendin që ndjekin sipas protokollit, pacientët me simptoma të lehta në kushte shtëpie.
???
Gjatë 24 orëve të fundit, 722 qytetarë te prekur nga virusi i rrezikshëm janë ndjekur nga mjekët e familjes në të gjithë vendin.
#RespektoniRregullat, ?#VendosMaskën, ↔️ #MbajDistancën 1.5 metër, ?#RuajHigjienën. Të frenojmë përhapjen e ?#COVID19?”, shkruan ministrja e Shëndetësisë.
?#COVID19 Përveç punës së jashtëzakonshme që po bëhet në spitalin infektiv, rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga…
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Freitag, 3. Juli 2020